I dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.
Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën;
“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”
Varrezat e dizajnerit Festim Isufi do të bëhen sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit, pas namazit të ikindisë.