Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ndërsa mori pjesë në natën më të madhe të modës, Met Gala në Nju Jork.
37-vjeçarja u paraqit me barkun e rrumbullakosur dhe ka buzëqeshur para kamerave teksa u shfaq në tapetin e kuq.
Artistja dhe partneri i saj ASAP Rocky, tashmë kanë dy djem.
ASAP Rocky, një bashkë-kryetar i eventit, konfirmoi lajmin e shtatzënisë së çiftit në tapetin e kuq.