Aktori Erand Sojli ka bërë rikthimin e tij në programin “Ferma VIP” pas një periudhe disa vjeçare shkëputjeje nga ekrani dhe Shqipëria.
Ky rikthim ka ndodhur pas divorcit të tij me bashkëshorten, një temë për të cilën aktori ka vendosur të mos flasë. Por gjatë një momenti në “Ferma VIP”, Big Mama e ngacmoi aktorin, duke i drejtuar pyetjen: “A flet me nusen?”
“Jo”, tha Erandi duke e lënë të nënkuptojë se nuk do të flasë më shumë rreth kësaj teme
Ndërsa Big Mama e vazhdoi ngacmimin, duke i thënë: “Domethënë je single,” dhe të dy qeshën me këtë moment.
Disa ditë më parë, vajza e Elinares, e ftuar në “Ferma Club”, foli për mundësinë e krijimit të një romance mes Erandit dhe nënës së saj. Megjithatë, vajza e mohoi këtë mundësi.