Këngëtari i njohur Gjesti ka ngjallur emocione te ndjekësit e tij, duke publikuar së fundmi një fotografi në rrjetet sociale.
Në imazhin e ndarë me fansat, ai ka shkruar: “A ju ka marrë malli për muzikë?”, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë duke përgatitur projekte të reja muzikore.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta pozitive dhe komente nga fansat, të cilët mezi presin rikthimin e tij.
