Ferma VIP po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një arenë debatesh të nxehta dhe përplasje të forta, ku netët e “prime”-it po sjellin emocione, tensione dhe… akuza tronditëse!
Në qendër të vëmendjes mbrëmë ishte Gani Germia, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, i cili me një veprim të papritur shkaktoi bujë të madhe brenda dhe jashtë fermës. Gjithçka nisi pas një skene të ndodhur me fermeren Alba Pollozhani, ku Gania u fut pa leje në shtratin e saj, duke nxitur reagime të ashpra si nga vetë Alba, ashtu edhe nga publiku.
Fermerja nuk hezitoi të shprehej publikisht, duke akuzuar Ganinë për ngacmim seksual dhe për cënim të hapësirës së saj personale. Kjo deklaratë ndezi menjëherë debatet në fermë dhe solli ndasi mes banorëve.
Në një kthesë surprizuese, shumica e banorëve u rreshtuan në mbrojtje të Ganisë përveç njërit, Lim Hoti. Ai jo vetëm që mbrojti Albën, por debati i tij me Ganinë arriti kulmin, duke shkuar pothuajse në përplasje fizike. Lim Hoti madje nuk ngurroi ta quante Ganinë ngacmues seksual.