Gerta Gixhari u vendos përballë një pyetje intriguese: “Kush ka qenë më e fortë në “Big Brother VIP” – Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.
Por përgjigjja e Gertës ishte e matur dhe larg çdo krahasimi të drejtpërdrejtë.
“Secila ka pasur lidhjen e saj. Nuk them dot gjëra të tilla”, u shpreh ajo me diplomaci.
Ajo vlerësoi rrugëtimin e motrës në “BBV4”, duke theksuar:
“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër”.
Me këtë deklaratë, Gerta zgjodhi të mos bënte krahasime mes dy edicioneve, por të njohë forcën dhe sfidat që secila ka përballuar në mënyrën e vet.