Moderatorja e njohur dhe fytyra e “Ferma Club 2”, Ditea Berisha, ishte së fundmi e ftuar në emisionin e Albano Bogdos në Vizion Plus, ku foli me sinqeritet për një peng që i ka mbetur nga pjesëmarrja e saj si fermere në sezonin e parë të “Ferma Vip”.
Ditea kujtoi momentet e rëndësishme nga eksperienca e saj në fermë, përfshirë sfidat e realizuara dhe rrugëtimin e saj deri në finale, por pranoi se ka ende një gjë që do të donte ta kishte përjetuar gjatë asaj kohe.
“Peng më ka mbetur që nuk u futa asnjëherë te shtëpia e Fakirit”, u shpreh ajo.
Përtej kësaj, Ditea tha se ishte tri herë kryefermere dhe e përmbushi me përpikëri çdo sfidë që i ishte caktuar nga Agai: “Kam realizuar me fanatizëm çdo sfidë të Agait dhe kam shkuar në finale.