Melanoma është një nga format më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, por nëse kapet herët, trajtimi i saj është shumë më i suksesshëm.
Njohja e shenjave të hershme mund të bëjë ndryshim jetik.
Ekspertët rekomandojnë rregullin “ABCDE” për të identifikuar nishanet e dyshimta:
A (Asymmetry – Asimetria) – Kur gjysma e nishanit nuk përputhet me gjysmën tjetër.
B (Border – Kufiri) – Kufijtë janë të parregullt, të pabarabartë ose të paqartë.
C (Color – Ngjyra) – Ngjyra nuk është uniforme dhe mund të përfshijë nuanca të ndryshme si kafe, e zezë, madje edhe blu ose e kuqe.
D (Diameter – Diametri) – Nëse nishani është më i madh se 6 mm (sa goma e lapsit), duhet kontrolluar.
E (Evolving – Zhvillimi) – Çdo ndryshim në madhësi, formë, ngjyrë ose ndjesi (si kruarje apo gjakosje) është alarmuese.
Melanoma mund të shfaqet kudo në trup – madje edhe në vende që nuk ekspozohen shpesh ndaj diellit. Prandaj, kontrolloni lëkurën rregullisht dhe mos neglizhoni ndryshimet.
Kujdesi ndaj lëkurës dhe kontrollet e rregullta te dermatologu janë çelësi për parandalimin dhe trajtimin në kohë të melanomës.
Nëse vini re ndonjë shenjë të dyshimtë, konsultohuni menjëherë me mjekun!