Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë një mesazh të ndjerë për ndjekësit e saj me rastin e Pashkëve, drejtpërdrejt nga Dubai, ku ndodhet aktualisht.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka uruar:
“Gëzuar Pashkët yje ❤️
Mos e humbisni kurrë shpresën dhe paçi bekimin e Zotit në familjet tuaja.
Dhe faleminderit për gjithë dashurinë, gjithmonë🥹”
E veshur me thjeshtësi , në një sfond të ndriçuar nga luksi i Dubait, Arbana duket qetësisht reflektuese dhe mirënjohëse, duke përcjellë një mesazh që shkon përtej festës – një thirrje për shpresë, dashuri dhe besim.