Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një moment emocional me ndjekësit gjatë një live-i në TikTok, ku shprehu mallin për vendlindjen e saj – Malësinë.
“E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë,” tha ajo, duke treguar sa e fortë është lidhja shpirtërore me tokën e saj, pavarësisht se jeton në SHBA.
Ajo u shpreh se këtë ndjesi e kuptojnë më së miri emigrantët shqiptarë që jetojnë larg vendit. Edhe pse pjesa më e madhe e familjes së saj është në Amerikë dhe nëna i ka ndërruar jetë mbi një dekadë më parë, Emina ndjen një thirrje të brendshme për t’u kthyer “në tokën e babës së saj”.
Modelja kalon çdo verë në Tuz me familjen dhe dokumenton shpesh jetën e thjeshtë atje, duke treguar dashurinë e pandashme për rrënjët e saj.