Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…”
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka, ish-banorja e cila qëndroi plot 103 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe arriti deri në gjysmëfinale. Gjatë intervistës, ajo ndau përvojën e saj në BBV dhe tregoi më shumë rreth asaj që ka ndodhur pas daljes nga formati.
Gjatë bisedës në studio, temë diskutimi u bë edhe dasma e Eglit dhe Gjestit. Elona e pyeti Danjën pse nuk kishte marrë pjesë në këtë ngjarje, edhe pse çifti e kishte ftuar. Në lidhje me këtë, Danja u shpreh.
“Unë nuk e dija, në fakt kur unë kam dalë nuk e kam parë ‘Big Brother’-in sepse jam marrë me rehatinë time sepse doja të shkëputesha pak nga e gjithë gjëja. Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë, e kisha të rëndësishme të merresha me veten time. Unë planifikova që të isha jashtë Tirane, nuk e dija fare që këta do të bënin një dasmë. Kur mora vesh që më kanë ftuar unë e kisha një angazhim shumë të rëndësishëm dhe nuk isha në Tiranë.”
Ajo shtoi se megjithëse nuk ishte pjesëmarrëse në ceremoni, do të kishte dashur shumë të ishte:
“Do të doja shumë që të isha sepse më thanë që të dy më kishin ftuar dhe Egli dhe Gjesti. Nuk munda dhe e kisha shumë të rëndësishme atë gjënë dhe prandaj nuk shkova.”