Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fotoja më e mirë e “World Press Photo”
Botë

Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fotoja më e mirë e “World Press Photo”

19. April 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një portret i mrekullueshëm i një djali të ri palestinez, i cili humbi të dy duart në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, është shpallur fotoja më e mirë e “World Press Photo”.

Fotografja Samar Abu Elouf, e cila është gjithashtu nga Gaza, u takua me nëntë-vjeçarin Mahmoud Ajjour tre muaj pasi një shpërthim i këputi njërin nga krahët dhe ia gjymtoi tjetrin. Ajjour dhe familja e tij u evakuuan në Doha, Katar, ku ndodhet Abu Elouf, për të marrë trajtim mjekësor.

“Një nga gjërat më të vështira që ma shpjegoi nëna e Mahmudit ishte se si, kur Mahmudi e kuptoi për herë të parë se i ishin prerë krahët, fjalia e parë që ai i tha ishte: ‘Si do të jem në gjendje të të përqafoj?’”, shkroi Abu Elouf në shënimet e saj shoqëruese mbi imazhin, i cili ishte shkrepur dhe publikuar në “The New York Times”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Fotoja është një kujtesë e ashpër e kostove afatgjata të luftës në Gaza, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra dhe ka çuar në shkatërrim dhe zhvendosje të gjerë të banorëve të saj. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare vlerëson se rreth gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Sulmi i vazhdueshëm i Izraelit në Gaza u shkaktua nga tërbimi vdekjeprurës i 7 tetorit nga militantët e Hamasit.

“Kjo është një foto e qetë që flet me zë të lartë. Tregon historinë e një djali, por edhe të një lufte më të gjerë që do të ketë ndikim për brezat”, tha Joumana El Zein Khoury, drejtore ekzekutive e “World Press Photo”, në një deklaratë për shtyp.

Mahmoud Ajjour. Foto: Samar Abu Elouf/The New York Times/World Press Photo

Kontrasti në foton fituese – dritë dhe errësirë, bukuri dhe dhimbje – tërhoqi vëmendjen e gjyqtarëve, tha Lucy Conticello, drejtore e fotografisë për revistën M të “Le Monde” dhe një nga gjyqtarët.

Fotoja fituese u zgjodh nga afro 60,000 aplikime të paraqitura nga 3,778 fotografë në më shumë se 140 vende.

Gaza
Share. Facebook
Previous ArticleAna ndan një “selfie” me ndjekësit e saj
Next Article ChatGPT i bindur: BBVA fitohet nga Gjesti!

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.