Humoristi nga Kamenica, Gani Gërmia, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 2.
Në këtë reality shou është edhe TikTok-eri nga Peja, Yll Dreshaj, me të cilin pati një përplasje së fundmi.
Ish-banori i Big Brother Kosova thotë se nuk ka çorape, se për mend mos të flasim fare.

Influencuesi tutje gjatë debatit i thotë se ai nuk ka vlerë as sa çorapet, duke degraduar gjithë bisedën.
“Çka jep ti o pus, çorapa nuk ke e lëre mo mend me dhënë”, i tha Visar Dërmaku (emri i vërtetë).

“Nuk ke vlerë as sa çorapet e mia”, ia ktheu në anën tjetër Dreshaj.