Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Google prezanton chatbot-in e ri

24. May 2025

Me poza dhe pa fjalë, Marina Vjollca ndez plazhin

24. May 2025

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

24. May 2025

Gjesti thumbon Xhenetën në koncert?

24. May 2025

Yll Limani bën dedikimin e veçantë për personin më të shtrenjtë për të

24. May 2025

Hati rikthehet me Jasharin, detaji qe ‘dhezi’ fansat

24. May 2025

Sa shpesh duhet të pastrojmë gurëzit e dhëmbëve?

24. May 2025

Komentatorja kosovare: ‘Më prekën në moral veç pse isha femër’

24. May 2025

Pas një periudhe të gjatë Edona James thyen heshtjen, tregon se ku ndodhet

24. May 2025

Kylie Jenner bëhet bjonde, ‘kopjon’ Pamela Anderson

24. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Fokusi tek qetësia, privatësia dhe magjia, 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër
Lifestyle

Fokusi tek qetësia, privatësia dhe magjia, 7 destinacionet mahnitëse që duhet t’i vizitoni patjetër

6. April 20255 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Kur viziton një destinacion jashtëzakonisht të njohur, si mund të sigurosh edhe privatësinë dhe qetësinë maksimale njëkohësisht?

Duke u akomoduar në “parajsën” tënde personale. Në këtë artikull ne kemi përzgjedhur shtatë suita të mrekullueshme hoteli nëpër botë, ku dizajni madhështor dhe komoditetet luksoze ndërthuren me vendndodhje të jashtëzakonshme.

Suita Imperial, Four Seasons Otemachi, Tokio

Pamjet marramendëse nga Four Seasons Otemachi janë një spektakël i dyfishtë, nga njëra anë kopshtet mbretërore të Pallatit Imperial që shtrihen poshtë, dhe nga ana tjetër horizonti magjepsës i Tokios që shtrihet përtej. I ndodhur në lartësinë e katit të 39-të, çdo cep i këtij hoteli modern dhe elegant është i kuruar me detaje luksoze dhe elemente bashkëkohore që nga spa-ja dhe pishina me dizajn të sofistikuar, te bari misterioz dhe romantik Virtu, tarraca me pamje mahnitëse dhe restoranti me yll Michelin, Est. E quajtur me plot të drejtë “Suita Imperial”, kjo hapësirë mbretërore është më e veçanta nga të gjitha, duke ofruar pamje panoramike të pallatit përmes dritareve nga dyshemeja në tavan. Suita është e mbushur me dritë natyrale dhe përfshin dy dhoma gjumi (me mundësinë për një të tretë), një zyrë të veçuar dhe një hapësirë të bollshme ngrënieje dhe ndenjeje të stilit ‘open space’.

Vilat Oqean në Amanpuri, Tajlandë

Me një vendndodhje të privilegjuar në majë të gadishullit, mbi Detin Andaman, vilat oqean të Amanpuri ofrojnë kulmin e qetësisë dhe relaksit. Këto vila të veçuara, me disa dhoma gjumi, janë dizajnuar me kujdes për të reflektuar arkitekturën budiste të qytetërimit të lashtë Ayutthaya, ndërsa ambientet e brendshme të qeta shtrihen në tarraca të mëdha dhe pishina private që janë qendra e vëmendjes, të gjitha duke ofruar pamje të mrekullueshme drejt ujërave të kaltërta dhe kristal të detit. Për një përvojë akoma më të veçantë, vila vjen me një shef personal që përgatit një përzgjedhje magjepsëse të gatimeve tradicionale vendase.

The Castaway në Soneva Secret, Maldive

Nëse privatësia absolute është qëllimi, atëherë nën emrin luksoz të Soneva, ky vend ofron përvojën maksimale kush askush nuk ju shqetëson aspak. Soneva Secret është një “koleksion” ëndrrash vilash të vendosura në Haa Dhaalu, ishulli më i largët dhe më i paprekur i Maldiveve. Në total janë vetëm 14 rezidenca, përfshirë dhe vilën e parë lundruese në këtë zonë, që i lejon vizitorët të notojnë simbolikisht në pafundësinë e blusë detare. Vila “The Castaway” është e arritshme vetëm me det dhe është projektuar mjeshtërisht për të mos ndikuar nga lëvizjet e dallgëve. Kulmi i përvojës? Çatia që hapet mbi suiten kryesore, për një gjumë nën qiellin plot yje.

Penthouse në Claridge’s, Londër

Mbi lagjen prestigjioze Mayfair të Londrës, “The Penthouse” në Claridge’s është një ikonë e re e luksit që ndodhet në një nga pjesët më historike të qytetit. Pas një rinovimi gjashtëvjeçar, i gjithë çatia e hotelit legjendar është transformuar në një apartament madhështor prej 1,500 m², që përfshin një tarracë private panoramike me pamje 360 gradë, një pishinë me ngrohje dhe një pavijon me piano të vendosur në një strukturë prej bakri dhe xhami – me pamje të parezistueshme të perëndimit mbi horizontin e Londrës. Dizajni bashkëkohor dhe elegant mban firmën e vizionarit Rémi Tessier dhe përfshin, ndër të tjera, koleksionin më të madh privat në botë të veprave të Damien Hirst.

Grand Riad në Royal Mansour, Marrakesh

Në Royal Mansour të Marrakeshit, akomodimi është një përvojë më vete: ‘riad’-e trekatëshe, secila me dekor unik, të shpërndara nëpër medinën historike dhe të lidhura përmes rrugicave e dyerve sekrete. Ndër to, më madhështori është Grand Riad, i arritshëm përmes një oborri të rrethuar me ullinj, që të çon drejt një kopshti të gjelbër të kuruar me përpikëri deri në detaje dhe një pishine të hijëzuar nga palmat. Kjo banesë luksoze me katër dhoma gjumi është e mbuluar me pëlhura të pasura dhe e zbukuruar me objekte të rafinuara, ndërsa nuk mungon as hamami privat për çaste relaksi dhe shplodhjeje të vërtetë.

Cave Royale në Six Senses Ibiza, Ishujt Baleare

E pozicionuar mbi gjirin mahnitës të Cala Xarraca, në veriun e Ibizës, Six Senses Ibiza ndërthur fuqinë shëruese të ishullit me shpirtin bohemian të muzikës, artit dhe kulturës që e karakterizon. Suita Cave Royale është përfaqësimi i përkryer i këtij kombinimi, me ambiente të brendshme minimaliste dhe relaksuese, një tarracë të gjelbër që zbret direkt në det, një vaskë të madhe të hapur në natyrë, bar të pajisur plotësisht brenda me gjithçka dhe hapësirë ngrënieje jashtë. Dhe për një prekje unike: qasje private në studion moderne të regjistrimit të resortit, për ata që duan të krijojnë apo thjesht të përjetojnë muzikën në një atmosferë magjike.

Suita Bellini në Passalacqua, Liqeni Komo, Itali

Suita më e madhe në Liqenin Komo është një perlë e vërtetë në kurorën e vilës së famshme të shekullit XVIII, Passalacqua. Ky vend i mrekullueshëm është restauruar me kujdes dhe dashuri, duke ruajtur historinë që fshehin muret e tij, të vizituar ndër shekuj nga figura të tilla si Napoleon Bonaparte dhe Winston Churchill. Suita Bellini është dizajnuar në mënyrë të përkryer si një homazh ndaj stilit barok italian. Nën tavane të larta të harkuara me llamba qelqi tërheqëse, dritaret e mëdha hapen drejt brigjeve të liqenit. Zemra e kësaj suite mbretërore është salloni muzikor në stil neoklasik, pikërisht aty ku kompozitori Vincenzo Bellini u frymëzua nga pamja mahnitëse dhe krijoi pasazhe muzikore në shekullin XIX.

86

Londër
Share. Facebook
Previous ArticleArbana Osmani ia ktheu borxhin Alketa Vejsiut – Për çfarë bëhet fjalë?
Next Article Sot mot me vranësira dhe reshje të pakta bore

Related Posts

Sauna dhe banjat me avull – më shumë se relaks

24. May 2025

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

24. May 2025

Si të mos ndikohemi nga moti i vranët e me shi në mëngjes, sidomos në ditë pune?

22. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Google prezanton chatbot-in e ri

Read More

Me poza dhe pa fjalë, Marina Vjollca ndez plazhin

Read More

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Read More

Gjesti thumbon Xhenetën në koncert?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.