Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney.
E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj.
Këngëtarja kishte zgjedhur një stil të thjeshtë, por luksoz, duke e kombinuar veshjen me një çantë të re Chanel nga koleksioni i fundit dhe këpucë Tabi nga Maison Margiela, shkruan DailyMail.

Para se të uleshin për të marrë rreze, Dua dhe grupi bënë një shëtitje përgjatë bregut.
Ylli i popit pritet të udhëtojë drejt Zelandës së Re këtë javë, ku do të performojë në Auckland më 2 dhe 4 prill.