Çiljeta Xhilaga ka preferuar ta mbajë lidhjen e saj me Alban Hoxhën larg syve të publikut, por pas pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, këngëtarja ka ndarë shumë detaje dhe histori nga jeta e saj personale, duke e bërë këtë histori shumë të dashur për fansat.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga një darkë romantike me partnerin e saj, Alban Hoxhën, duke shprehur dashurinë e thellë që ka për të.
Nga çfarëdo që të jenë bërë shpirtrat tanë, i joti dhe imi janë të njëjtë,” ka shkruar Çiljeta, duke shtuar një dozë emocion dhe ngrohtësie në postimin e saj.