Ylli botëror me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për babanë e saj, Nik Ora, në një urim të veçantë me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes disa fotografive të publikuara në instastory, Rita e ka quajtur atë një burim të vazhdueshëm frymëzimi dhe një baba të mrekullueshëm.
“Urime ditëlindjen babi! Të dua shumë! Je babai më i mirë që do të mund të kërkoja dhe është nder të jem vajza jote. Ti me inspiron çdo ditë. Je partneri më i mirë për të pirë” ka shkruar ajo, duke e shoqëruar mesazhin me imazhe të bukura familjare.