E marta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër moment tensioni mes banorëve, me një debat të ashpër mes reperit Gjesti dhe Olës.

Pas një përplasjeje të vazhdueshme mes tyre, Gjesti, si shenjë revolte, i theu një vezë në kokë Olës, duke e çuar konfliktin në një tjetër nivel.
Incidenti ndodhi pasi të dy shkëmbyen fjalë të rënda, dhe teksa Ola po largohej nga situata, Gjesti iu drejtua me disa pasthirrma qesharake: “Trr tikitki”, një shprehje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.
Një reagim për këtë moment erdhi nga finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, e cila ndau një video në rrjetet sociale. Në video, Xheneta rikujtonte se shprehjen “Trr tikitki” e kishte përdorur më herët gjatë një debati me Gresën në BBVK.
Në mbishkrimin e videos, Xheneta shkroi me ironi: “Kur e vlerësojnë më shumë (nxënësin) se mësuesin”, duke lënë të kuptohet se ajo ndjehet si krijuesja origjinale e kësaj fraze, e cila tani po bëhet virale brenda BBVA 4.
