Zoe Saldana fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj si avokate e një lord karteli në Emilia Pérez të Jacques Audiard, dhe në fjalimin e saj të pranimit ajo i bëri homazhe aktorëve të filmit dhe familjes së saj.
46-vjeçarja u bë aktorja e parë me origjinë Domenikane që fitoi një Oscar. Nga skena e ceremonisë, Saldana falenderoi kolegët e saj të filmit: “Faleminderit Akademisë që njohu heroizmin dhe forcën e heshtur të një gruaje si Rita. Dhe duke folur për gratë e forta, Zach, ju jeni një person i çmuar në jetën time. Faleminderit që treguat interes, që jeni kaq kurioz për të mësuar më shumë për këto gra që të mund të tregoni historinë e tyre. Për të gjithë kastin dhe ekipin e Emilia Pérez, e ndaj këtë çmim me ju.”