Sirianët kremtojnë Ramazanin e parë të lirë në më shumë se pesë dekada pas sundimit të familjes Assad.

Bashar al-Assad, i cili mori detyrën nga babai i tij Hafez, ishte i fundit i familjes që drejtoi vendin.
Ai u rrëzua nga një grusht shteti dramatik rebel, i udhëhequr nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS), në fillim të dhjetorit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Ky është Ramazani i fitores dhe çlirimit”, tha Ministri i përkohshëm i Çështjeve Fetare Hussam Haj-Hussein në një deklaratë televizive.
Udhëheqësi i ri i Sirisë Ahmed al-Shaara i ka siguruar liderët botërorë se ai do të respektojë fetë dhe sektet e shumta të Sirisë dhe nuk do të pengojë liritë personale të askujt apo të imponojë qeverisje fetare mbi publikun.
Ndryshe, shumica e vendeve në mbarë botën filluan të kremtojnë Ramazanin të shtunën.