Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai uroi që gjatë muajit të Ramazanit, të mbizotërojë harmonia, qetësia dhe begatia.
“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, reflektim, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar Rama në Facebook.