Shefi i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi takimin e tensionuar mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan, Donald Trump, si “shumë fatkeq”.
Rutte njoftoi se që nga takimi ka komunikuar dy herë me Zelenskyn dhe i ka thënë atij se SHBA, Europa dhe Ukraina duhet të “bashkohen” për të siguruar një “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë.
Ndërsa shefi i NATO-s nuk i zbuloi specifikat e asaj që ai diskutoi me Zelenskyn, ai tha se i tha liderit ukrainas se “duhet të respektojmë atë që presidenti Trump ka bërë deri më tani për Ukrainën”, shkruan CNN.
Bëhet e ditur se Rutte vlerësoi Trumpin për vendimin e tij të vitit 2019 për të miratuar ofrimin e raketave antitank Javelin në Ukrainë, si dhe për bisedën me Rusinë në presidencën e tij aktuale dhe “në thelb (thyerjen) e bllokimit kur bëhej fjalë për negociatat e paqes”.
“Jam absolutisht i bindur se SHBA-ja dëshiron ta sjellë Ukrainën në këtë paqe të qëndrueshme”, tha Rutte, duke shtuar se “është e rëndësishme që presidenti Zelensky të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan dhe me ekipin e lartë udhëheqës amerikan”.
Ndër tjera, Rutte tha se ai është “mik” me Trumpin dhe e di se ai është “i përkushtuar” për të sjellë paqen në Kiev.