Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Analiza e re e gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve me demencë
Botë

Analiza e re e gjakut mund të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve me demencë

2. März 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Në Mbretërinë e Bashkuar po testohet një analizë e re gjaku për të zbuluar shenjat e hershme të demencës. Shpresohet se kjo analizë mund të bëjë të mundur diagonsitikimin e shpejtë të sëmundjes, në mënyrë që pacientët të mund të përfitojnë nga ilaçet që ngadalësojnë përparimin e saj

Stephanie Everill po përballet me probleme të kujtesës, fjalët nuk rrjedhin më si dikur.

“Nuk mbaj mend asgjë. Thjesht ka ikur memorja”, thotë ajo.

Everill është një nga pacientët e parë që merr pjesë në studimin shkencor “Sfida e Biomarkerit të Gjakut”, në të cilën përdoret një test gjaku për të diagnostikuar demencën.

“Nuk e di nëse do mund të merrja ndonjë ilaç. Nëse mund të marrë ndonjë ilaç që më ndihmon të ruaj kujtesën, të mbaj trurin në lëvizje dhe të vazhdoj të kujtoj”, thotë ajo.

Everill, 67 vjeç, u diagnostikua me humbje të kujtesës (MCI) rreth një vit më parë. Nëna e saj vuante me sëmundjen e Alzheimerit ndaj ajo donte të vepronte shpejt për të kuptuar gjendjen e saj.

Skanimet spitalore tregojnë se gjendja e saj anon drejt Alzheimerit, por ende nuk e ka marrë diangozën përfundimtare nga ana e mjekëve.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit vetëm dy për qind e pacientëve kanë qasje tek testet “e arta” si skanerat PET, që skanojnë funksionimin e organeve dhe të indeve në nivel molekular, apo marrjen e një analize në shtyllën kurrizore.

Mostrat e gjakut do të skanohen për një seri proteinash dhe treguesish të tjerë në gjak, të lidhura me demencën.

Studimi drejtohet nga profesoresha Vanessa Raymon, në Universitetin e Oksfordit.

Sipas saj, këto analiza do të ndihmojnë në identifikimin e pacientëve që mund t’i përgjigjen mirë trajtimit.

“Po zhvillohen shumë barna të tjera që ka të ngjarë të licencohen dhe potencialisht të gjenden në sistemin shëndetësor britanik në vitet e ardhshme. Tani ato barna janë të përshtatshme për ata njerëz që kanë nivele mjaft të hershme të dëmtimit të kujtesës. Kështu që duhet të marrim diagnozën e duhur për të parë nëse njerëzit kualifikohen dhe do të përfitojnë nga ato barna”, shprehet Vanessa Raymon nga Universiteti i Oksfordit.

Ilaçet e reja, Leqembi dhe Kisunla, mund të ngadalësojnë përkeqësimin e simptomave, por ato vlejnë vetëm në fazat më të hershme të Alzheimerit dhe vërtetimi në kohë se pacientët duhet të marrin këto barna, mund të jetë i vështirë.

Shpresohet se këto teste të reja gjaku mund të diagnostikojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe shkaqe të tjera të demencës, raporton VOA.

Profesoresha Fiona Carragher, drejtuese e politikave dhe kërkimeve në Shoqatën e Alzheimerit thotë se “sfida e matjes së treguesve në gjak ka të bëjë me revolucionarizimin e rrugës diagnostikuese. Dhe testi i gjakut është një pjesë kyçe e kësaj.”

“Demecia është shkaku kryesor i vdekjeve në Britani. Rreth një e treta e njerëzve në vend nuk diangostikohet. Testi i gjakut është kryesor për këtë”, thotë ajo.

Sipas Shoqatës së Alzheimerit demenca paraqet krizën më të madhe shëndetësore dhe të kujdesit social në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar vuanin nga një formë e demencës në vitin 2024, sipas raportit kësaj shoqate.

demenca
Share. Facebook
Previous ArticleCozman po vjen me këngë të re
Next Article Dalin pamjet e “arratisjes” së Gjestit, ky është vendimi i “Vëllait të Madh”

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.