Në emisionin Weekend këtë herë në studio të ftuar ishin aktorët Armond Morina dhe Ilir Prapashtica, të cilët ishin pjesë e serialit të njohur në Kosovë “Familja Moderne”.
Armond Morina luante në rolin e Ardit, dhe Iliri në rolin e Longarit.
Ndër tjera, Iliri dhe Armondi e kujtuan edhe aktoren e ndjerë, Leze Qena, e cila thanë se ishte shumë pozitive.
“Gjithçka mbajmë mend nga ajo, ka qenë një gastronome e hatashme. Gjynaf që nuk kemi mbajt shënime, receta se çfarë dinte ajo të gatuante”.
“Ajo tregonte për vëllain që thoshte bëni vetëm dashuri dhe seks, vetëm ato u mbesin, tjerat harrohen”, ka thënë Ilir Prapashtica.