Gjesti dhe Egli Tako kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.
Duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën siç duhet dhe tashmë është ftohur paksa.
Ka qenë këngëtari pejan që ia ka bërë me dije banores se nuk e do dhe se nuk xhelozon për asgjë.
Tutje i thotë se nëse do të xhelozonte do ishte shumë më ndryshe dhe këtë anë të tij nuk e ka parë.
Egli e ka lënë këto ditë të qetë Gjestin dhe nuk e ka ngacmuar, duke respektuar atë që ka kërkuar.