Emisioni “Për Shqiptarët”, programi që trajton historitë e shqiptarëve rikthehet sërish në “Top Channel”, por këtë herë me një ndryshim.
Kjo pasi këtë sezon, Marina Vjollca nuk do jetë në moderim, por do të jetë Bora Zemani që do ta prezantojë emisionin. Ndonëse nuk dihet se përse është bërë ky zëvendësim, por kujtojmë se Marina sapo ka publikuar linjën e saj kozmetike, e mbase do t’i përkushtohet asaj.
Më herët Bora Zemani u shpreh: “Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh.