Egli Tako s’ka qëndruar e qetë sot në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”.
Ka pasur debate të shumta me banorët, në veçanti me Gertën dhe Valbonën. Teksa po fliste me këtë të fundit, merr vërejtje nga produksioni, por kaq i desh asaj që të shpërthente.
Egli në nervoze e sipër, zbuloi se produksioni ka detyruar secilin prej banorëve të firmosë kontratë që të mos përmendin emrin e Xhenetës, ish të dashurës së Gjestit.
‘Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.