Shpërthimi i Kanye West me komente seksiste, raciste dhe homofobike për disa ditë në internet duket se ishte një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj linjës së tij të modës, sipas burimeve pranë tij.
Bashkëshortja e tij, Bianca Censori, thuhet se fillimisht nuk ishte në dijeni të këtyre postimeve.
West, 47 vjeç, shkaktoi polemika me një seri komentesh antisemitike dhe seksiste në X, ndërsa promovonte një bashkëpunim mes Yeezy dhe markës Sean John të Diddy-t, i cili aktualisht ndodhet në burg nën akuza të rënda, shkruan DailyMail.
Një burim për DailyMail tha: “Ai e di që çdo herë që shkakton polemika, shitjet e tij rriten”.
Ky shpërthim erdhi vetëm disa ditë pasi West prezantoi një veshje të re për gra, të cilën Censori e veshi në mënyrë provokuese në tapetin e kuq të Grammy-ve.