Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/09/infoline-ad-16-09-2024.png)
Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.
Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:
Egli: Çfarë është ajo?
Gjesti: Personale e imja.
Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.
Gjesti: Është nga shpirti.
Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?
Gjesti: S’është e vërtetë.
Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?
Gjesti: Po të them, është diçka personale.
Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?