Pas triumfit në shtëpinë më të famshme të Kosovës, Driloni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së fansave, duke nxitur spekulime për një lidhje të re.
Pasi fitoi çmimin e madh si pjesëmarrës në Big Brother VIP Kosova, Driloni ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të tij. Mënyra se si ai i përgjigjet situatave dhe vendimeve të tij ka bërë që shumë njerëz të jenë të interesuar për jetën e tij pas përfundimit të spektaklit.
Pas daljes nga shtëpia, Driloni ka filluar të ndiqet nga miq të rinj në platformat e mediave sociale, veçanërisht pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVK. Ky zhvillim ka zbuluar një anë të re të personalitetit të tij, duke lënë të kuptohet se ai po përpiqet të rihapë jetën e tij sociale.
Me këto veprime, ai ka bërë që adhuruesit e tij të speculojnë mbi një “fiksim” të mundshëm në lidhje me bukuroshen Alba Vukaj. Driloni e kishte përmendur Alba-n disa herë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVK, duke sugjeruar një lidhje të ngushtë mes tyre, që tani po njihet si një “follow” në Instagram.