Euforia për Eurovisionin e këtij viti tashmë ka filluar. Të mërkurën, brenda vetëm shtatë minutave, mijëra bileta për performancat e muajit maj në Basel të Zvicrës u shitën plotësisht.
Adhuruesit e këtij festivali muzikor po përgatiten për një tjetër spektakël të paharrueshëm. Gjatë viteve, shumë artistë kanë magjepsur dhe intriguar publikun me performancat e tyre.
Një nga momentet më të paharrueshme ishte ‘Eurovision 2014’, kur Conchita Wurst tronditi Evropën dhe fitoi me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Pas pseudonimit Conchita Wurst qëndron 36-vjeçari austriak Thomas Neuwirth. Thomas përdor përemrat mashkullorë, por kur transformohet në Conchita për skenën, ai dëshiron të referohet me përemra femërorë.
Në këto 11 vite, ai ka ndryshuar shpesh pamjen dhe imazhin e tij, por kohët e fundit është besnik ndaj një stili me flokë të shkurtër dhe mjekër të gjatë.