Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi u lëndua duke manovruar me paragllajd.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së viktimës, në Istog.
IndeksOnline raporton se 55-vjeçari S.Ipekli, u aksidentua nga flutura e paraglladjit, para se të bënte nisjen.
Atij iu dha ndihma e parë në QKMF-në e Istogut, por, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u bart me autoambulancë në drejtim të QKUK-së, në Prishtinë