Një nga aeroplanët më modern të Amerikës, modeli F-35 u rrëzua teksa fluturonte mbi bazën e Forcave Ajrore Eielson në Alaska, pasi piloti u hodh nga aeroplani gjatë përpjekjes për të aterruar.
Piloti përjetoi një “mosfunksionim gjatë fluturimit”, por arriti të largohej nga aeroplani, tha në një konferencë shtypi koloneli i ushtrisë amerikane, Paul Townsend.
Përplasja, e cila ndodhi pasditen e të martës, shkaktoi dëme të konsiderueshme në aeroplan, tha në një deklaratë Forca Ajrore.
Baza e Forcave Ajrore Eielson ndodhet rreth 40 kilometra në jug të Fairbanks.