Alvaro Morata dhe Alice Campello janë rikthyer bashkë, duke i një mundësi të dytë martesës së tyre pas një periudhe të shkurtër ndarjeje.
Pas ndarjes që ndodhi në gusht të vitit të kaluar, dyshja nuk kanë krijuar lidhje të reja dhe kanë vendosur të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit.
Modelja ka konfirmuar rikthimin, duke theksuar se ajo është sërish në marrëdhënie me babain e katër fëmijëve të saj.Ky rikthim ka ardhur pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe thashethemesh mbi jetën e tyre private. Shenjat e para të problemeve mes çiftit u shfaqën në gusht, kur ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Gjatë këtyre muajve, shumë ishin dyshimet për një ndarje të qëndrueshme, por tani ata e kanë zyrtarizuar bashkimin me një foto të përbashkët, ku Alvaro duket duke puthur në faqe Alice-n, ndërsa të dy buzëqeshin me dashuri para kameras. Për të vulosur rikthimin, futbollisti shtoi një emoji zemre në postimin e tij.