Ylli Chloe Ferry, e njohur për pjesëmarrjen e saj në spektaklin Geordie Shore, ka folur për procedurat e dështuara kozmetike.
Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se si i trajton kritikat për pamjen e saj.
“Të isha në sy të publikut në moshën 19-vjeçare ishte shumë e frikshme, isha naive dhe e pambrojtur. Më tallnin për pamjen dhe peshën time, gjë që kishte një ndikim të madh në shëndetin tim mendor dhe vetëbesimin”, filloi ajo.
“Me këtë erdhën ofertat për procedura estetike që mendova se do të më zgjidhnin të gjitha problemet, do të më kthenin shkëlqimin dhe dashurinë për veten time. Kjo nuk ndodhi dhe fillova të vuaja nga depresioni, ankthi dhe shqetësimet fizike. Pas vitesh duke punuar me veten time. Kam ardhur në një fazë ku dua të jem e sinqertë me ju dhe t’ju çoj në një udhëtim ku të korrigjoj të gjitha procedurat e mëparshme”, theksoi Chloe.