Orët e para të mëngjesit të sotëm, Livia ka hapur zemrën me një prej banoreve që i kemi parë të kenë një raport tepër të ngushtë me njëra-tjetrën. Ajo i ka treguar Rozana Radit për herë të parë marrëdhënien që ka me të atin.
Livia është shprehur se prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ishte 1-vjeçe dhe për herë të parë ajo ka mundur ta takonte të atin në moshën 6-vjeçare.
Ndër të tjera ajo ka dhënë dhe “një mesazh” tepër të vyer që nëna e saj i ka thënë për të atin: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”.