Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Samsung prezanton “Galaxy S25” – detajet dhe specifikat që duhet të dini
Tech

Samsung prezanton “Galaxy S25” – detajet dhe specifikat që duhet të dini

27. Januar 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Samsung zbuloi serinë e re të telefonave kryesorë Galaxy S25 më 22 janar gjatë ngjarjes së fundit Unpacked.

Linja përfshin tre modele: Galaxy S25 bazë, Galaxy S25 Plus dhe Galaxy S25 Ultra.

Seria Galaxy S25 mori gamën e zakonshme të përmirësimeve të harduerit, duke përfshirë një procesor të ri Qualcomm Snapdragon 8 Elite të personalizuar për serinë S25.

Sidoqoftë, Galaxy S25 Ultra mori pjesën më të madhe të përmirësimeve, me një dizajn të rifreskuar, ekranin më të madh që kemi parë në një telefon Samsung jo të palosshëm dhe një përmirësim në kamerën ultra të gjerë.

Bëhet e ditur se Samsung prezantoi disa veçori të dobishme të fuqizuara nga AI me serinë Galaxy S25.

Më poshtë gjeni karakteristikat e pajisjes dhe përmirësimet e saj të dukshme.

Samsung Galaxy S25: Çmimi

Çmimi i serisë mbetet i njëjtë nga viti në vit. Samsung Galaxy S25 bazë fillon nga 799,99 dollarë, Galaxy S25 Plus nga 999,99 dollarë dhe Galaxy S25 Ultra nga 1,299,99 dollarë.

Samsung Galaxy S25: Nga kur dhe si mund ta blejmë?

Seria Galaxy S25 ka filluar të jetë e disponueshme për t’u porositur nga 22 janari në Samsung, Amazon, Best Buy dhe operatorë mbarëkombëtar si Verizon, AT&T dhe T-Mobile

Samsung Galaxy S25: Ngjyra

Galaxy S25 bazë dhe Galaxy S25 Plus janë në dispozicion në “Icy Blue”, “Navy”, “Mint” dhe “Silver Shadow”. Ndërsa Galaxy S25 Ultra është i disponueshëm në ngjyrat “Titanium SilverBlu”, “Titanium Whitesilver”, “Titanium Grey” dhe “Titanium Black”.

Samsung Galaxy S25: Karakteristikat dhe përmirësimet e dukshme

Seria Galaxy S25 funksionon me procesorin më të fundit të Qualcomm Snapdragon 8 Elite, shkruan Business Insider.

Ashtu si me gjeneratat e mëparshme Galaxy S, çipi i ri Qualcomm në serinë Galaxy S25 është i optimizuar për telefonat kryesorë të kompanisë. Prandaj, pritet që telefonat Galaxy S25 të jenë telefonat më të mirë Android të prezantuar deri më tani.

Raportohet se Samsung gjithashtu ka prezantuar ose përmirësuar veçori të ndryshme të fuqizuara nga AI në të gjithë serinë Galaxy S25.

Karakteristikat e reja dhe të përditësuara të AI përfshijnë:

Chatbotin me Al Gemini – Ju mund të përdorni Geminin si një asistent telefoni tradicional për të shtuar një ngjarje në aplikacionin “Samsung Calendar”.

Smart Select – shikon atë që ju po shikoni në ekran dhe ofron veprime të rekomanduara, si për shembull krijimi i një GIF nga një video, përmbledhja e një artikulli ose përkthimi i një faqeje interneti.

Circle To Search – tani përfshin një audio që identifikon muzikën që luhet nga telefoni, madje edhe nga një video.

Samsung Gallery – tani mund të identifikojë kontekstin dhe vendndodhjen për t’ju lejuar të gjeni fotografi duke përdorur gjuhën natyrale të kërkimit, si “dasma në Pittsburgh”.

Audio Eraser –  ju lejon lejon të eliminoni lloje specifike të audios nga një video që keni regjistruar. Mund të hiqni zërat, zhurmat e ndryshme, erën, muzikën dhe tingujt e natyrës.

Ndryshe, Galaxy S25 përmban një ekran 17 centimetra FHD+AMOLED me një ritëm rifreskimi adaptiv 120 Hz.

Pajisja ka një bateri 4000 mAh, është 7.2 milimetra e trashë dhe peshon 162 gram.

Për sa i përket lidhjes, telefoni mbështet 5G dhe Wi-Fi.

Galaxy S25 përfshin një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 megapiksel, i përmirësuar nga çipi i vogël 12 megapiksel i gjeneratës së mëparshme.

Kamera kryesore 50 megapiksel është e rrethuar nga një kamerë ultra e gjerë 12 megapikselë dhe një kamerë telefoto 3x 10 megapikselë. Kamera telefoto, si zakonisht, punon me Space Zoom të Samsung për të ofruar zmadhimin digjital të gjerë – në këtë rast, 30x.

Të tre kamerat kanë rezolucion të mjaftueshëm për video 4K, por vetëm kamera e re kryesore mund të mbështesë regjistrimin 8K (30p).

Një përmirësim tjetër është kalimi nga regjistrimi 8-bit në 10-bit si parazgjedhje. 10-bit HDR ofron katër herë performancë më të mirë ngjyrash krahasuar me 8-bit.

Ndër tjera, telefoni i ri i kompanisë përmban skaje të rrumbullakosura për kapje të rehatshme dhe përfshin një kornizë titani.

Është gjithashtu pajisja e parë Galaxy që përmban korniza Gorilla Armor 2, një material që është më i qëndrueshëm se xhami.

Andaj, Galaxy S25 ka mbrojtje më të mirë ndaj rënies dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.

Samsung
Share. Facebook
Previous ArticleVaj ulliri dhe Aloe Vera, kura e shëndetshme për lëkurën tuaj
Next Article O’Neal dhe e dashura e tij 21-vjeçare

Related Posts

Pse ChatGPT nuk mund të tregojë orën?

11. Dezember 2025

WhatsApp tani të ofron tre mundësi të reja për thirrjet

11. Dezember 2025

Miliona përdorues mbetën jashtë aplikacioneve – çfarë ndodhi në të vërtetë?

21. Oktober 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.