Vajza e Donald Trumpit, Ivanka Trump, nuk do të kthehet për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë pasi që babai i saj mori postin e presidentit të hënën. Në mandatin e parë, Ivanka Trump shërbeu si këshilltare e presidentit, por tash ka vendosur të mos pranojë asnjë post.
Arsyeja kryesore që s’do të kthehem për të shërbyer është se unë tashmë e di koston. Dhe është një çmim që unë s’jam e gatshme t’i bëj fëmijët e mi ta përballojnë. S’do të lejoj kurrë që të ndodhë që në minutën e fundit të largohem nga Shtëpia e Bardhë. Ndihem shumë mirë me këtë vendim”, ka deklaruar ajo ditë më parë në një emision amerikan.
Pasi Trump i humbi zgjedhjet në 2020-n, Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u zhvendosën me familjen e tyre në Florida. Ajo ka bërë me dije se qëllimi i saj gjatë administratës së dytë të babait është të jetë vajzë, e jo këshilltare.
“Mendoj se mezi po pres që thjesht të jem në gjendje të paraqitem për të si vajzë dhe të jem pranë tij për të hequr mendjen nga gjërat e punës. Për të parë një film me të ose për të parë një lojë sportive”, ka shtuar ajo, duke thënë se presidenti Trump mund të jetë vetvetja kur prezente është vajza e tij.
Donald Trump të hënën u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.