Minus 20 mijë euro nga çmimi i madh është dënimi i Vëllait të Madh për thyrje të rregullave nga Driloni, Xheneta, Xuxi dhe Leo, për cilido që e fiton këtë realityshou.
E, ky vendim s’po i pëlqen Vullnetit.
Ai po e konsideron si vendim të padrejtë pasi, sipas tij, po nivelizohen ata që kanë thyer rregullat, me të tjerët. Vullneti beson se ata që shkelin rregullat duhet të përballen me pasoja më të mëdha dhe se kjo lloj barazie është e padrejtë për ata që e ndjekin rregulloren e lojës.
“Zarfi i zi duhej të ishte më i rëndë për rregullthyesit,” tha Vullneti, duke theksuar se një dënim më i ashpër do të siguronte një atmosferë më të drejtë brenda shtëpisë dhe do të inkurajonte respektimin e rregullave.