Edi Rama, i ka organizuar pritje të veçantë kryeministres italiane Giorgia Meloni që të mërkurën mbërriti për të marrë pjesë në Forumin e Energjisë në Abu Dhabi.
Meloni sot feston ditëlindjen e 48-të dhe Rama u ul në gjunjë dhe i dha një dhuratë, shallin kuqezi.
Rama tentoi që bashkë me gazetarët t’i këndojnë një këngë ditëlindjeje Melonit.
“Mos i vini në siklet”, u përgjigj Meloni.