Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një lajm emocionues që lidhet me karrierën e saj.
Efi, e cila tashmë ka kthyer pasionin e saj për tatuazhet në një biznes të suksesshëm, po eksploron një fushë të re – aktrimin.
Kjo lëvizje tregon një anë të re të personalitetit të saj dhe një dëshirë për të sfiduar vetveten.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj se filmi “Dashuri me këste” do të dalë në datën 20 shkurt. Efi shprehet entuziaste për këtë projekt dhe për mundësitë që i janë paraqitur gjatë rrugëtimit të saj në botën e artit.
“Mua m’u dhanë shumë mundësi, të cilat unë i shfrytëzova që të gjitha. Provova aktrimin, moderimin, provova të kem një biznes timin me tatuazhet, Instagramin patjetër, i provova të gjitha dhe kam kuptuar së pari se nuk mund t’i bësh të gjitha. Jam shumë e lodhur,” tha Efi, duke reflektuar mbi përvojat e saj të ndryshme profesionale.