Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve.
Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht.
Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre.
Sidoqoftë, këtë javë u shkruajt se kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre, pasi veprimi i fundit i tyre tregon se romanca është rikthyer.