Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka njoftuar se do të filloj vaksinimi me vaksinën HPV për djemtë, vaksinë kjo që parandalon shumë lloje të kancereve, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se vaksinimi për vajzat për HPV ka filluar vitin e kaluar dhe se deri tani me këtë vaksinë janë vaksinuar 10 mijë vajza.
“Sot është një ditë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve dhe politikave shëndetësor. Ky është një hap thelbësor për parandalimin e sëmundjeve serioze. Ky virus shkakton shumë telashe dhe shumë lloje të kancereve. Në vitin e kaluar, miratuam përfshirjen e tri vaksinave të reja në kalendarin e fëmijëve. Nuk është një mundësi vetëm për vajzat, por edhe për djemtë për të parandaluar shumë sëmundje seriozë, HPV është virus shumë i rrezikshme dhe vaksinimi i djemve është një hap i rëndësishëm”, tha Vitia.
Vitia ka thënë se vaksinimi është i domosdoshëm pa marrë parasysh gjininë.
“Deri tani janë 10 mijë vajza nga grupi i synuar për t’u vaksinuar. Vaksinimi i të rinjve pa marr parasysh gjininë është i domosdoshëm”, ka thënë ai.
Ardita Baraku drejtoreshë e IKSHPK-së, ka thënë se ky vaksinim është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e kancereve dhe sëmundjeve të tjera për të dy gjinit.
“Është mjet efikas për mbrojtën e kancereve dhe sëmundjeve te tjera për të diganostifikimin e të dy gjinive . Është e rëndësishme që të vazhdoj ky trend i mirë i imunizimit dhe t’i kemi të mbrojtur fëmijët tani për një të ardhme të shëndetshme”, tha ajo.