Kylie Jenner është vendosur në një situatë jo shumë të këndshme në “Golden Globes”.
Kylie u pa nën shoqërinë e të dashurit, aktorit 29-vjeçar, Thimothee Chalamet.
Edhe pse nuk e kishte problem të shoqërohej me yjet e filmit, situatë me Demi Mooren ishte pak më ndryshe.
Ajo festoi një sukses të madh atë natë duke fituar “Golden Globe”-n për aktoren më të mirë në filmin “The Substance”. Pas fitores ajo iou afrua tavolinës ku ishte ulur Kylie, por e injoroi plotësisht.
Në video, Demi shihet e emocionuar duke folur me Elle-n për fitoren e saj, ndërsa Kylie përpiqet të futet në bisedë. Duke u kthyer në karrigen e saj, Kylie bërtiti: “Urime!” sipas Demit, e cila u përgjigj shkurt: “Faleminderit” përpara se të vazhdonte të fliste me Elle-n. Situata u bë me e vështirë kur Demi foli me Timothee-t, duke e uruar për projektet e tij.