Marrëdhënia në mes të aktorit Brad Pitt dhe të dashurës së tij, Ines de Ramon, është bërë më e afërt se kurrë, dhe disa burime kanë thënë se ajo e ka shtyrë aktorin ta përfundojë divorcin nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie.
Pitt, 61 vjeç, dhe Ramon 32 vjeçe, që janë në lidhje që nga viti 2022, kanë pasur një periudhë të gjatë me vështirësitë që pati Pitt që nga vitit 2019, kur ai dhe Jolie u shpallën ligjërisht të ndarë.
Megjithatë, aktorët, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar arritën marrëveshje për çështjet e ndarjes pas një beteje të gjatë ligjore prej 8 vjetësh.
Një burim ka thënë për Page Six se ishte Ramon ajo që “ndikoi” te Pitt për të përmbyllur marrëveshjen me Jolien, për të lejuar që jeta e tij të “shkojë në drejtimin e duhur”.
“Ines dëshiron të ketë një jetë së bashku me të dhe mundësisht të ketë fëmijë në të ardhmen, pa pasur barrën e divorcit të famshëm që zgjati 8 vjet”, ka thënë burimi.
Një burim tjetër ka thënë për Daily Mail se Ines është “ndikim pozitiv” për Pittin pasi ka një “perspektivë shumë të kthjellët për gjërat”.