Trupat e Koresë së Veriut po gjurmohen dhe vriten nga dronët kamikazë ukrainas në vijën e frontit në Kursk.
Në grupin e fundit të pamjeve, dronët mund të shihen duke fluturuar rreth trupave, përpara se të nisen drejt tyre për su’lm.
Bëhet e ditur se Koreja e Jugut ka pohuar se një në 10 ushtarë të Koresë së Veriut të dërguar në Ukrainë janë vrarë ose plagosur në javët e para të luftimeve.
Statistikat u ndanë të hënën nga grupi i Shefave të Përbashkët të Shtabit të Seulit (JCS), i cili tha se kishte shenja se Pheniani po përgatitej të dërgonte më shumë trupa në Rusi.
Pheniani ka dërguar mijëra trupa për të përforcuar ushtrinë ruse, duke përfshirë rajonin kufitar Kursk, shkruanyahoonews, përcjell Telegrafi