Xuxi dhe Drenusha janë përplasur gjatë publicitetit në Prime.
Si shkak u bë deklarata e Xuxit që iu drejtua Drenushës, me çfarë qëllimi ka hyrë brenda.
“Ama ty t’ka rreh burri. Me një dramë familjare je ardhur në Big Brother”, iu drejtua Xuxi, Drenushës.
E kjo e fundit pastaj pati një kundërpërgjigje për të.
“Kësi si unë që i rrahin janë të lodhët. Kush ma prek një fije të flokut do t’ia bëjë ma zi”, u shpreh Drenusha.