Konkurrentja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa ka dhënë një rrëfim prekës në lidhje me çka ka kaluar në jetë.
Ajo ka filluar nga fëmija për dashurinë për televizionin, teksa tregoi se kur ishte në shkollë të mesme ka vendosur për aktrimin.
Megjithatë, Gresa thotë se është bullizuar nga kolegët gjatë kohës sa ishte duke studiuar.
“Kam qenë shumë e bullizuar nga kolegët, e kam përjetuar rëndë, kam pasur shumë njerëz që më kanë ofenduar me lloj lloj fjalë, për një moment kam menduar që nuk mund të vazhdoj studimet me aktrim. Më thoshin ti je e trashë kurrkush nuk ka me të marrë, kur shkoja në shtëpi në Ferizaj qasha”, u shpreh Gresa.