Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian.
Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri tha se vendosja e rregullave do të lejojë të gjithë turistët të shijojnë më mirë shatërvanin, pa konfuzion.
Gualtieri tha gjithashtu se autoritetet po konsideronin të vendosnin një çmim modest për hyrjen për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit.
Projekti tre-mujor i restaurimit të shatërvanit përfshinte heqjen e mykut dhe kalciumit.