Në vitet 90-të, banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi tregon se ka qenë i varur nga droga.
Ai thotë se nuk do që kjo gjë t’i ndodhë askujt, pasi ishte moment i vështirë për të.
“Kanë qenë vitet 90-të kur jetoja vetëm në Gjermani, nuk kisha përkrahjen e askujt. Fatkeqësisht kam pasur një kuriozitet për atë mollën e ndaluar, edhe do doja t’u jepja një mesazh që të rrinë larg gjërave të ndaluara, që dëmtojnë shëndetin, dëmtojnë familjen, shoqërinë, veten”, u shpreh Xuxi.